Sela: Taravari vepron me direktiva për ta përçarë ASH-në

KLAN DEBAT – ZHVILLIMET NË ASH

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat duke folur për ngjarjet brenda kësaj partie, akuzoi kryetarini aktual të ASH-së, Arben Taravari ku sipas tij, ai vepron me direktiva.

Sela shtoi se me kreun e ASH-së nuk janë ndarë, por se Taravari ka vendosur të mos shkojë në organet partiake.

“Realisht për të thënë të vërtetën unë nuk jamë ndarë me z. Taravari ai ka zgjedhur të mos vije aty ku ndahen hallet dhe problemet e partisë.  E vërteta është se ai i ka ikur kësaj. Këto janë sjellje tepër të ulëta dhe fëmijërore. Sjellje të nje njeriu që vepron me direktiva dhe nuk vepron ashtu siç duhet dhe i ka hije një kryetari partie”, tha Ziadin Sela.

Duke u përgjigjur rreth akuzave të z. Taravari se Z. Sela me veprimet e tija po ndihmon BDI-në ai është shprehur se veprimet e tij nuk e ndihmojnë BDI-në, ndërsa koalicioni me opozitën shqiptare nuk garanton ndryshimin. Sela thotë se i qëndron mendimit që ASH të garojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

Jo aspak. Ata janë tentativa për të shpërlarë trurin njerëzve. Nuk mund t’ia drejtosh gishtin ASH-së dhe ta akuzosh se në qoftë se del vetë po i ndihmon BDI-së dhe të koalicionosh me Izet Mexhitin që deri dje ka qenë nënkryetar i BDI-së dhe këtë ta plasosh para opinionit si tendencë për të sjellur ndryshimin. Kush ta beson këtë”.

Sipas Ziadin Selës kreu aktual i partisë Taravari ka realizuar takime me krerët e partive opozitare fshehurazi dhe në mënyrë jotransparente.

Sela njofoi se edhe ai ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe në takimin që ka realizuar me të, ky i fundit nuk ka insistuar për diçka, por thejsht ka dashur të marrë informata për zhvillimet politike. S

Sipas Selës, ka qenë skandaloze që Taravari nuk ka marrë asnjë anëtarë të kryesisë në takimet që i ka zhvilluar me Kurtin, por edhe me partitë tjera./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share