Kryeministri Talat Xhaferi bashkë me Ejup Rustemin inspektojnë punimet në Korridorin 8

Drejtori Ejup Rrustemi së bashku me kryeministrin Talat Xhaferi, ministrin e transportit Bllagoja Boçvarski dhe përfaqësues të tjerë kanë inspektuar punimet dhe aktivitetet të cilat po zhvillohen në Korridorin 8.

Ejup Rrustemi drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, theksoi se ky do të jetë model i ri i autostradave në Maqedoni.

“Për 4.7 vjet, do të ndërtojmë 110 km autostradë që është model i ri nëpërmjet të së cilës ne e ndërruam modelin e ndërtimit të autostradave në Maqedoni. Modeli i vjetër ishte 5.3 km në vit, në këtë model do të ndërtojmë 23 km autostradë në vit” tha Rrustemi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share