Sekuestrohen mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet një person

Me datë 28.12.2022 në ora 12:30 në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova pasi i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike, përcjellë Klan M.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 69 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse, thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share