Osmani në intervistë për Riker: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, nuk është vetëm negociata në tavolinë

Sfidat e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, historia e suksesit të vendit në pozicionin e ri ndërkombëtar, sfidat rajonale dhe roli i Shteteve të Bashkuara në OSBE ishin temat në fokusin e intervistës së Filip Riker, drejtor i programit “Global Europe” pranë Qendrës Wilson, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

“Organizata tregoi rezistencë pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet. Një vend pjesëmarrës bllokoi dy misione në Ukrainë. Por ne nuk qëndruam duarkryq, por gjetëm zgjidhje për t’u kthyer në Ukrainë, për të ndihmuar ukrainasit, popullin ukrainas dhe institucionet e ukrainasve”, ka thënë Osmani duke iu referuar prioritetit kryesore të kryesimit me organizatën, përcjell KlanM.

Ajo që ne kemi dashur të bëjmë gjatë kryesimit tonë, thotë Osmani në intervistë, është se si ta afrojmë OSBE-në me njerëzit e zakonshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Diplomacia nuk është vetëm diplomatë që ulen në tavolinë dhe diskutojnë politikat publike, por është edhe punë e përditshme me njerëzit në terren”, tha kryesuesi i OSBE-së.

I pyetur për rëndësinë e rolit të Shteteve të Bashkuara në Organizatë, Osmani u shpreh i sigurt se SHBA do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në OSBE, gjë që sipas tij, sjell besim për të gjithë anëtarët.

Osmani ka folur edhe për progresin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë me dije se çdo sukses i RMV-së ka vulën e Uashingtonit, Brukselit, OSBE-së dhe organizatave tjera./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share