Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina  do ta fitojë luftën dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly sot ka qëndruar në Ukrainë, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv

“Derisa Ukraina vazhdon luftën e saj të qëndrueshme kundër Rusisë, unë munda të shoh vetë tmerret dhe shkatërrimin e vërtetë të asaj që Rusia i ka shkaktuar këtij shteti sovran. Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, u shpreh ai./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share