Sean Penn i huazon Zelenskyt trofeun e Oscarit

Aktori: Kur të fitoni luftën, ma ktheni mbrapsht në Malibu

Aktori dhe regjisori Sean Penn, i ka huazuar, trofeun e Oscar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksky-it, gjatë vizitës në këtë shtet.

“Është diçka simbolike, idiote”, tha ai teksa ishte ulur në tavolinën ceremoniale, me Zelenskyn në krah, duke shtuar: Kur të fitoni luftën, ma ktheni mbrapsht në Malibu.

Zelensky e nderoi aktorin 62-vjeçar me “Urdhrin e Nderit” në respekt të marrdhënies së ngushtë që ai ka me Ukrainën, duke dalë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit prej 8 muajsh në luftë. Sean Penn po xhiron po ashtu edhe një dokumentar në Ukrainë, dedikuar luftës dhe kjo ishte vizita e tij e tretë në Kiev, që prej nisjes së saj.

Edhe në videon e çdo nate, në adresimin për popullin e tij, Zelensky e falënderoi Sean Penn për mbështetjen e tij dhe ndihmën në suportin ndërkombëtar që aktori po bën për Ukrainën, që nga 24 shkurti, kur nisi lufta atje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share