Scholz vë në dukje rolin e Gjermanisë në politikën evropiane

Kancelari gjerman deklaron se Gjermania do të dalë më e fortë nga kriza energjetike

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Gjermania dhe Franca ndajnë të njëjtat qëllime kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Ne i dhamë Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë një perspektivë për një të ardhme në Evropë. Për vite me radhë, procesi i anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor u zvarrit. Meqë ra fjala, kur flasim për Evropën, është kjo qeveri që formuloi qartë një vizion për të ardhmen e Evropës, diçka që presidenti francez dhe të tjerët e prisnin prej vitesh.Unë ndaj qëllimin me presidentin Emmanuel Macron të një Evrope gjeopolitike dukshëm më të aftë për të vepruar”, është shprehurOlaf Scholz

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa i përket krizës energjetike kancelari gjerman u shpreh se Gjermania është mjaftueshme e fortë për ti bërë ballë dhe tha se për të dalë më e fortë falë një qasjeje të re ndaj politikës së energjisë, mbrojtjes dhe tregtisë.

“Kjo është arsyeja pse ne po heqim dorë nga dështimet e një politike energjetike dhe tregtare që na ka çuar në varësi të njëanshme nga Rusia dhe Kina në veçanti. Kjo është arsyeja pse pas vitesh neglizhencë do të sigurojmë një ushtri moderne, të fortë, e cila është e aftë të mbrojë vendin tonë dhe aleatët tanë”, ka thënëOlaf Scholz.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share