Scholz: Samiti i “Procesit të Berlinit” më 16 Tetor në Tiranë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama se samiti i “Procesit të Berlinit” do të zhvillohet më 16 Tetor në Tiranë.

“Përgatitjet për këtë kanë përparuar. Më 16 Tetor samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të Procesit do të zhvillohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka treguar prej vitit 2014 se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin e fundit në Nëntor pjesëmarrësit nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Shqipëria priu me shembull të mirë dhe në Janar ishte vendi i parë i rajonit që i ratifikoi të treja marrëveshjet. Ky është një model i mirë për rajonin dhe përparim i rëndësishëm sepse në një treg të përbashkët në rajon garantohen 4 liritë bazë”, tha Scholz./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share