Scholz flet për sigurinë në Kosovë: Gjermania i qëndron pranë NATO-s, KFOR të jetë në pozicion për të reaguar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përmendur situatën në Kosovë, specifikisht mënyrën sesi prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet e ngritura.

Scholz madje u shpreh se NATO-s, si garantues i sigurisë në Kosovë, i qëndron e bashkuar edhe Gjermania përmes misionit të saj ushtarak, transmeton klankosova.tv.

”NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share