Sarrazin: Të mbahet premtimi për zgjerimin e BE-së

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë në rajonin tonë Manuel Sarrazin kërkon që të hapen negociatat me Tiranën e Shkupin më 24 Qershor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Duhet t’i korrigjojmë gabimet që kemi bërë. Të bëhet menjëherë liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë qe të tregojmë se kur bëhet progres, Evropa i mban premtimet. Maqedonia e Veriut do të jetë një objektiv kyç i desinformatave ruse, por jo vetëm, gjë që për ne mund të jetë krah strategjikisht i hapur ndaj ndikimeve. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin që më në fund të çelen negociatat me të dyja vendet”, thotë Sarrazin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sarrazin shfaq skepticizëm për Ballkanin e Hapur. Kjo iniciativë për të dërguarin e Berlinit në rajonin tonë duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos zëvendësojnë anëtarësimin në BE.

Ai paralajmëron rigjallërimin e Procesit të Berlinit drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët rajonal. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share