Sara Bajrami: Serialet janë urë lidhëse për karierën e aktorëve

Serialet janë një urë lidhëse në karierën e aktorëve të rinj, pasi kanë ndjekje më të gjerë dhe mund të depërtojnë tek më shumë ndjekës. Ndërkaq, edhe pse në teatër aktorët japin më shumë mund e talent, nuk kanë ndjekje shumë të madhe si serialet. Kështu vlerëson aktirja e serialit “Bashkallajk”, Sara Bajrami.

“Ne në teatër ndoshta bëjmë punë shumë më të madhe, bëjmë punë shumë më të zorshme, tregohemi ndoshta shumë më shumë si aktorë, por fatkeqësisht jo çdokush ka rastin të vijë e të na ndjekë e të na shohë se si jemi. Kështu që një e mirë e këtyre serialeve është se mundemi ta shfaqim talentin tonë përmes roleve dhe pastaj të shohin e të njohin më lehtë”, thotë aktorja Sara Bajrami në 99 Minuta./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share