Santiana Maloku: Nuk e kuptoj akoma se çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje – nuk kam bërë asgjë

Santiana Maloku ka reaguar sërish në lidhje me komentet negative që po merr në rrjete sociale.

Në një lidhje direkte me “Kosova Today”, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 thotë se sulmohet shumë, veçanërisht nga femrat.

Modelja shton se nuk e di përse populli shqiptar ka urrejtje të madhe për të, e kjo lidhet më së shumti pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në Instagramin tim marrë pafund mesazhe të nënave, të grave, të femrave që më komentojnë, më shajnë me fjalët më të ndyra. Nuk e kuptoj pse”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja theksoi: “Nëse unë e kam bërë një lojë në Big dhe ajo lojë ka përfunduar, bëhen gati një vit që unë kam marrë pjesë në Big Brother edhe akoma vërsulem nga komentet e këqija e më së shumti ndihem keq kur i marrë prej femrave”.

Krejt në fund, Santiana thotë se të gjitha komentet i shohin edhe familjarët e saj, gjë që nuk i bëjnë të ndihen mirë.

“Çdo postim i imi në rrjete sociale lidhet me Big Brother. Nuk e kuptoj akoma, çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje, kur unë nuk kam bërë asgjë. Absolut, nëse i kam bërë diçka, i kam bërë vetes. Nuk mendoj me i mbyll rrjetet sociale. Unë e kam punë. Nuk dorëzohem asnjëherë. E kam një nënë, një familje që nuk i përballojnë mirë ato komente”. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share