Samiti i Investimeve në Ballkan mbahet në Londër, kryeministri Rama merr pjesë “online”

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po zhvillon në Londër një samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë samit, Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë online.

Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.

Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor. Samiti inaugurues u mbajt 10 vite më parë, në muajin Shkurt të vitit 2014, ku u mblodhën për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH ndaj deri tani në këtë rajon janë investuar mbi 18 miliardë Euro./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share