Sadiku vazhdon karrierën në Indi

Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku i është bashkuar skuadrës nga India, Mohun Bagan Super Giant.

Sadiku ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me klubin e Mohunit, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Cartagenas në kategorinë e dytë të Spanjës, ku shënoi tetë gola në 34 paraqitje.

Futbollisti shqiptar ka luajtur edhe në Bollivi, Zvicër dhe Poloni.

Ndërkohë për Shqipërinë, Sadiku ka realizuar 12 gola në 38 paraqitje. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share