Mane e De Ligt debutojnë me gol, Bayern shkatërrimtar edhe pa Lewandowskin

Matthijs de Ligt, i sapoardhur te Bayern Munich, debutoi në mënyrën më të mirë me Bayern Munich.

Disa orë pasi u bashkua me shokët e tij të skuadrës në turneun në Amerikën e Veriut duke bërë debutimin e tij ndaj DC United të Wayne Rooney.

Në rezultatin final 6-2 është edhe dora e tij, me një gol të shënuar menjëherë pas hyrjes në fushë. Nagelsmann më pas e zëvendësoi atë pas më pak se gjysmë ore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në goleadën bavareze hyri dhe transferimi tjetër i ri, Sadio Mane, i cili hapi rezultatin me penallti pas vetëm 5 minutash lojë.

Nagelsmann tha se ishte i kënaqur me ish-lojtarin e Juventusit duke deklaruar se ai do të jetë titullar në ndeshjen e radhës kundër Manchester City të planifikuar në fundjavë. Golat e tjerë të Bayernit u shënuan nga Sabitzer, Gnabry, Zirkzee dhe Muller.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share