Sadiki nga Alternativa: Do bëjmë gjithçka të heqim 20% nga Kushtetuta

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki në emisionin “Klan Debat” tha se partia e saj po përpiqet gjithmonë të kontriboj me aq sa mundet në Qeveri të ruaj dhe mbroj interesat e shqiptarëve. Në lidhje me temën e 20%-it, Sadiku tha se do të diskutohet dhe janë të interesuar si parti që kjo çështje të zgjidhet.

”Ne si parti shqiptare jemi gjithë PRO heqjes së 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, pra nuk mund të paramendohet se si shqiptarët në Maqedoni të quhen si 20%, ne si Alternativë do bëjmë maksimumin ta ndryshojmë dhe do jemi faktor i rëndësishëm i kësaj Qeverie’‘ – tha Safije Sadiki nga Alternativa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share