Sadije Aliti promovon librin në Panairin më të madh të Librit në botë në Frankfurt

Poetja tetovare Sadije Aliti  përuron librin “Arka e ndjenjave” në Edicionin e 75-të të Panairit të Librit në Frankfurt. Nga 18 tetori deri më 22 tetor do të hapet panairi më i madh i librit në botë, “Panairi i Librit në Frankfurt” në Gjermani. Në këtë ngjarje madhështore, do të marrë pjesë edhe poetja nga Tetova Sadije Aliti. Ajo do të  jetë e pranishme më datë 21 tetor, me ç’rast do të përurohet edhe përmbledhja me poezi “Arka e ndjenjave” e botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë në vitin 2023.

Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh tregtar në botë për librat, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara. Konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i librit në botë.

Njëherit do të mbahet edhe një orë letrare me datë 21 tetor 2023, në ora 13:00 (- 4.1 F 96 – adresa e stendës së Botuesve nga Kosova) në Panairin më të madh të librit në Botë, në Frankfurt të Gjermanisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share