Sa shpesh duhen larë flokët? Më në fund, ekspertët kanë përgjigjen

Nuk është e nevojshme të laheni çdo ditë! Në këtë përfundim kanë arritur së fundmi ekspertët.

Mediat e huaja shkrujanë se një stilist, një dermatolog dhe një parukier ranë dakord në një pikë kur vjen fjala te kujdesi ndaj flokëve.

Ata thonë se gjithmonë duhet pasur parasysh lloji i flokëve për të ditur kohën ideale që duhet të kalojë për t’i larë.

“Nëse keni flokë të yndyrshëm, veçanërisht nëse janë të imët, të drejtë ose pak kaçurrelë dhe dëshironi të ruani volumin, mund t’i lani çdo ditë ose çdo ditë tjetër”, këshillon Kevin Mancuso.

Nëse është më i thatë, çdo tre deri në katër ditë është ideale. Në rast se janë shumë kaçurrela, mund t’i lani deri në çdo dy javë.

Dermatologia Francesca Fusco thotë se nuk ka rregulla për larjen e flokëve. Sipas saj vetëm në rastet kur floku është shumë i thatë atëherë frekuenca e larjes duhet të jetë një herë në javë, por jo më rrallë për arsye higjienike.

Problemi me flokët e lyer është se larja e shpeshtë e zbeh ngjyrën, sipas Stephanie Brown. Në këtë rast, është mirë të lani çdo dy ditë ose më rrallë nëse flokët janë të thatë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share