Sa janë gjasat që Zejdi t’i bashkohet opozitës shqiptare?

SKënder Rexhepi Zejdi si ish anëtar dhe themelues i Lëvizjes Besa dhe Alternativës e sot me subjektin e tij politike, Lëvizja Populli, deklaroi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin se ai nuk i rikthehet një kapitulli që tashmë e ka mbyllur. Kjo duke folur për bashkëpunimin apo bashkimin me ish partitë e tij, të cilat tani janë në koalicion të përbashkët opozitar.

Zejdi theksoi se Besa dhe Alternatia nuk janë bashkuar për interes shqiptar, por interes të mbijetesës së tyre politike.

“Për mua personalisht gjasat janë më shumë se zero. Do të thotë barabartë me zero. E them nga bindja se e kam thënë që një kapitull që është i mbyllur, për mua është jonjerëzore ta rihapi. Dy subjektet politike me një arsye tejet të pakuptimtë u ndanë për çështje ideologjike, një subjekt u nda në dy për çësthje ideologjike dhe tash pas një kohe ata ribashkohen. Atëherë pyetja është se pse po ribashkohen ato të dy”, tha mes tjerash zejdi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share