Sa do të zgjasë vonesa për lirimin e pengjeve të tjera?

Lirimi i një grupi të dytë pengjesh izraelitë nga Hamasi, i cili supozohej të kishte ndodhur sot pasdite, është vonuar.

Nuk është ende e qartë se sa do të zgjasë kjo vonesë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dje, 24 pengje u liruan, mes tyre 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një shtetas filipinas, e në këmbim, 39 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite dhe pritej që një proces i ngjashëm të ndodhte edhe sot.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share