Zelensky: Nuk do të ketë negociata derisa rusët të tërhiqen nga toka e okupuar ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo bisedë paqeje me Rusinë është e mundur vetëm pas tërheqjes së trupave ruse nga territoret e pushtuara.

“Sot, e kam thënë qartë në mënyrën të përsëritur në takimin tonë se të lejosh çdo negociatë me Rusinë tani që okupatori është në tokën tonë, do të thotë të ngrish luftën, të ngrish dhimbjen dhe vuajtjet”, tha Zelensky në një konferencë shtypi pas takimit me disa a liderë afrikanë në Kiev.

“Është e qartë se Rusia tani po përpiqet t’u kthehet taktikave të vjetra primitive të mashtrimit. Por mashtrimi i botës në Rusi nuk do të funksionojë më. Është definitivisht e pamundur të mashtrosh Ukrainën. Theksoj edhe një herë: Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, dhe për këtë arsye duhet një tërheqje e vërtetë e trupave ruse nga e gjithë toka jonë e pavarur”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share