DORËZON ANKESË NË KËSHILLIN E PROKURORËVE
Shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska i ka dorëzuar sot Këshillit ë Prokurorëve Publik ankesën në lidhje me vendimin për pezullimin e saj. Ruskovska deklaroi se, me këtë ankesë i hedh poshtë pretendimet në vendim. Ajo tha se nuk ka pyetur se për cilin kallëzim penal ka të bëjë pezullimi, por vlerëson se është për kallëzimin që ka paraqitur kundër saj, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.
“Dua të deklaroj se, këtë nuk e vlerësoj si suspendim të Vilma Ruskovskës, këtë e vlerësoj si suspendim të ligjit dhe suspendim të drejtësisë. Pavarësisht se kishte kumtesë që lëndët do të vazhdojnë me intensitet të pa zvogëluar, pas kësaj që më ndodhi mua nuk besoj se cilido kolegë do të vazhdojë seriozisht të veprojë në të njëjtat” – tha Ruskoska.
Ruskovska tha se nuk ka keqpërdorur funksionin e saj dhe as nuk ka qëllim të bëjë atë, duke shtuar se, gjithçka që është ndërmarrë në lëndët ka qenë në përputhje me ligjet.
“Nëse bastisja ka qenë apo jo e ligjshme, vendosë ekskluzivisht gjykata në bazë të nenit 290 nga ligji për procedurë penale. Ne si prokurorë jemi palë në procedurë dhe nuk mund të themi bastisja është e ligjshme apo jo. Aq më tepër, kush do qoftë që ka vlerësuar se me bastisjen i është shkel ndonjë e drejtë apo që bastisja është kryer gabimisht, do të citojë përsëri nenin 290 nga ligji për procedurë penale, ka pasur të drejtë të dorëzojë ankesë në gjykatë” – tha Villa Ruskoska.
E pyetur nëse vlerëson se ky rast ka prapavijë politike, prokurorja Ruskovska tha se nuk dëshiron që ndonjë politikan apo politika qëndron pas pezullimit dhe procedurës disiplinore, por kërkoi nga gazetarët që të vërtetojnë se kush qëndron pas kësaj. Në lidhje me thirrjen për ndihmë që i drejtoi ndërkombëtarëve, ajo tha se nuk ka pritur që ato të ndërhyjnë në punën e prokurorisë dhe gjykatës, por ka qenë më shumë për t’ia bërë me dije opinionit se nuk ka asgjë për të fshehur.
Kujtojmë se, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi më 8 Gusht dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tre Prokurorëve të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me bastisjen në këtë drejtori. Pas kësaj, Ruskovska dhe dy bashkëpunëtoret e saj prokuroret Elizabeta Josifovska dhe Ivana Trajçeva, u pezulluan. Ndërkohë, Muaremi njoftoi se është tërhequr nga funksioni. /KlanMacedonia/