Rusia nis evakuimin më të madh në Kherson

Kremlini do të rekrutojë mijëra ish-komando afgane duke u ofruar strehim dhe garanci se nuk do të dëbohen në Afganistan

Rusia urdhëroi civilët të linin një pjesë të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro, një tjetër evakuim për të cilën Kievi thotë se përbën një shpopullim të detyruar të territorit të pushtuar.

Ukraina thotë se evakuimet përbëjnë një krim lufte. Rusia, e cila pretendon se ka aneksuar zonën, thotë se po i çon civilët në vende të sigurta për shkak të një kërcënimi që Kievi mund të përdorë armë jokonvencionale.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se akuzat se do të përdorte taktika të tilla në territorin e tij janë absurde, por Rusia mund të planifikojë vetë veprime të tilla për të fajësuar Ukrainën. Gryka e lumit të gjerë Dnipro është bërë një nga vijat e frontit më të rëndësishëm në luftë në javët e fundit, me forcat ukrainase që avancojnë për të dëbuar trupat ruse.

Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrahë trupave amerikane, por që kanë ikur në Iran për tërheqjes së SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, Associated Press raporton se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan.

Forcat ruse bombarduan me katër raketa qytetin port ukrainas të Mykolaiv duke shkatërruar gjysmën e një ndërtese apartamentesh. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share