‘Rusia e sheh Korenë e Veriut si aleatin kryesor’

Ministri rus i Mbrojtjes të mërkurën e quajti Korenë e Veriut një “partner të rëndësishëm”, gjatë një vizite në vend.

Delegacionet nga Moska dhe Pekini do të përkujtojnë 70-vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane, vizitat e para zyrtare të huaja të njohura që nga pandemia, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pheniani ofroi një “atmosferë të ngrohtë mikpritëse” për ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, njoftoi media shtetërore të mërkurën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koreanët e Veriut “mbështesin plotësisht” Rusinë e cila “po lufton për të mbrojtur të drejtat, zhvillimin dhe interesat sovrane të vendit të tyre”, shkroi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Rusia, një aleat historik i Phenianit, është një nga vendet e pakta që mban marrëdhënie miqësore me Veriun.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share