Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, duke komentuar për Mundo Klan, aplikimin e VAR-it, preferon që futbolli të jetë I natyrshëm. Vata thotë se futbolli ka evoluar dhe se në të ardhmen do të dalin edhe rregulla të reja.
“Ka shumë njerëz pro, ka shumë njerëz kundër, unë të jem i sinqertë do kisha preferuar të jetë më natyrshëm, të mos kishte VAR, por rregullat kanë ndryshuar, jeta ka ndryshuar, jeta ndryshon, jam i sigurt se edhe në të ardhmen do të nxjerrin rregulla të reja dhe futbolli evoluon, futbolli ka evoluar, shpresoj që VAR-i mos ndikoj në këtë kampionat dhe të fiton ajo ekip që punon më shumë dhe ka rezultate më të mira” – thotë Rudi Vata./KlanMacedonia