Rubin nis turin ballkanik në Podgoricë e Shkup

Mesazhet e të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi

Podgorica dhe Shkupi ishin etapat e para të turit të i dërguarit special të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, James Rubin. Sipas Rubin Rusia nuk do të donte të shihte normalizimin të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës ndaj me dezinformata synon destabilizimin e rajonit. 

I dërguari special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, James Rubin tha ne Podgorice e Shkup se Rusia nuk do të donte të shihte normalizimin te marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës ndaj me dezinformata synon destabilizimin e rajonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Arsyeja pse jam këtu, në emër të Presidentit Biden dhe sekretarit Blinken, është sepse e ardhmja e suksesshme e rajonit duhet qe të përfshijë edhe përpjekjet e përkushtuara në luftën kundër dezinformimit rus e kinez”, tha James Rubin.

Rubin tha se tani ka perspektivë për një të ardhme më të ndritur për rajonin nëse zbatohet marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës.

“SHBA-ja, mirëpret marrëveshjet në të cilat po punon BE-ja që  Kosova dhe Serbia të kenë marrëdhënie normale, këto marrëveshje të pritshme do t’u mundësojnë popujve të jetojnë pranë njëri-tjetrit, të njohin simbolet, të drejtat e pakicave, liritë dhe të ecin përpara”,tha James Rubin.

I pyetur se si e sheh rajonin sot, krahasuar me vitet 1990, ai u përgjigj se sheh një ndryshim të madh dhe se në rajon “ka ardhur pranvera”.

“Unë shoh dallime të mëdha në krahasim me kohën e luftës, mjerimit, masakrave masive të civilëve të pafajshëm… Tani mund të shohim perspektivën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, nëse liderët e pranojnë shansin që u është dhënë… Ata thjesht duhet të marrin disa vendime të vështira. Asgjë e mirë nuk ndodh në botë nëse nuk merren vendime të vështira. Disa vendime të vështira tashmë janë marrë, por disa të tjera duhet të merren”, tha James Rubin.

Rubin beri dallimin mes Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putiin kur nënvizoi se udhëheqesi serb po punon me zyrtarët e Kosovës për normalizimin e marrëdhenieve fqinjësore ndërkohë që kjo nuk është diçka që Putin e ka dashur. Sipas Rubin Rusia nuk do të donte të shihte normalizimin të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Rubin beson se duhet ndarja e interesave të Serbisë dhe Rusisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share