Rubin: “Dora e fshehur” e Rusisë e implikuar në hapësirën informative në RMV!

“RUSSIA TODAY” DHE “SPUTNIK” MINOJNË RMV-në”

SHBA-të kanë vërejtur se mediat shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” ende janë duke punuar në Serbi dhe përdoren për të minuar Maqedoninë e Veriut – ka deklaruar në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Xhejms Rubin, përfaqësuesi i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, njofton KlanM.

“Zbuluam se për shkak të ekzistimit të “Russia Today” dhe “Sputnik” në Serbi, kjo shfrytëzohet për implikime në Maqedoninë e Veriut. U dakorduam me qeverinë e RMV-së të nënshkruajmë Memorandum për mirëkuptim. Tani mbetet që të punojmë me Qeverinë e RMV-së për t`i ndihmuar që ta ndjekin integritetin në hapësirën e tyre informative, të përpiqemi të tregojmë se dora e fshehur e Rusisë përzihet në hapësirën e tyre informative” – tha Xhejms Rubin, qendra për angazhim global – DASH.

Rubin, sic percjell KlanM, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është vendi i parë me të cilën SHBA-të kanë nënshkruar memorandum për mirëkuptim të ndërsjelltë në luftën kunër dezinformatave, kurse marrëveshje në këtë fushë planifikohen të nënshkruhen edhe me vende tjera, mes tyre Bullgarinë dhe Sllovakinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share