Vazhdojnë tensionet në komisionit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues

GEORGIEVSKA: OPOZITA PO BËN KEQPËRDORIME ME VËREJTJET PROCEDURALE

 Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka vazhduar sot në atmosferë të tensionuar mes opozitës dhe kryetares së komisionit, që është nga radhët e LSDM-së. Opozita, me paraqitje për vërejtje procedurale, ka vazhduar të bllokojë debatin për prokurorin publik, Lubomir Joveski, i cili është kandidati i propozuar nga LSDM për gjykatës kushtetues.  Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Blagica Lasovska ka akuzuar kryetaren e komisionit, Marija Georgievska, se shkel rregulloren e Kuvendit, ndërsa ka thënë se nuk do të lejojnë që Joveski të zgjidhet për gjykatës.

“Nuk e di sa ju e vlerësoni ose jo këtë luftën tonë, e shohim se dëshironi që të kalojnë shpejtë, nuk do të kalojnë. Atë ua themi edhe publikisht, Lubomir Joveski nuk do të kalojë, përpos nëse ju si kryetare nuk krijoni ndonjë precedent. Përkatësisht, duke ju njohur si personalitet, vlerësoj se nuk do të lejoni një gjë të tillë, nëse nuk detyroheni nga struktura të caktuara në partinë tuaj, nëse nuk detyroheni të sillni diçka me forcë, por shpresoj se nuk do të shohim diçka të tillë, nuk do të lejoni skena të tilla këtu në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime por, do të mbisundojë arsyeja”, deklaroi Blagica Lasovska, Deputete e LSDM-së VMRO – DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Akuzave të opozitës i është përgjigjur kryetarja e komisionit, duke i quajtur të pasakta pretendimet e tyre dhe ka thënë se, deputetët e VMRO – DPMNE-së po keqpërdorin të drejtën e vërejtjeve procedurale.

“Të nderuar kolegë, veç më bëni keqpërdorime rreth vërejtjeve procedurale, për shkak se çdo vërejtje procedurale e shndërroni në diskutim material dhe korrektësia ime që çdokush të respektohet dhe të flet ju e keqpërdorni. Unë nuk shoh ndonjë rezultat nga kjo që bëhet dhe mendoj se është absolutisht jokorrekte nga ana juaj që të vazhdoni me vërejtje procedurale të gjithë që jeni prezent. Ju lutem mos më akuzoni se nuk ju lejoj të merrni fjalën, sepse është absolutisht e pasaktë. Të jemi të arsyeshëm dhe t’i japim një rrjedhë këtij debati, me të vërtetë ka edhe shumë folës, pres nga ana juaj mirëkuptim dhe të jeni të arsyeshëm”, deklaroi Marija Georgievska, Kryetare e Komisionit.

Anëtarët e komisionit deri më tani kanë mbështetur zgjedhjen e kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon këshilltar shtetëror e legjislacionit civil në Ministrinë e Drejtësisë si dhe gjykatësi civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM. Ndërkohë, komisioni nuk ka mbështetur asnjë nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO – DPMNE.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese pothuajse një vit funksionon me përbërje jo të plotë dhe momentalisht ka vetëm 5 gjykatës, nga nëntë sa është e paraparë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share