Rubin: Dezinformatat ruso-kineze sfida për Ballkanin Perëndimor

“RUSIA DËSHIRON QË RAJONI TË KTHEHET NË KOHËN E KONFLIKTEVE”

Nëse dezinformatat ruse dominojnë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, vështirë se do të arrihet progresi – ka theksuar emisari I posaçëm I SHBA-ve dhe koordinatori I Qendrës për angazhim global, Xhejms Rubin, njofton KlanM.

Ai gjatë një brifingu me gazetarë gjatë vizitës në Podgoricë, ka theksuar se beson që lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet për Qeverinë e Malit të Zi.

“Përballemi me sfidë të madhe. Sekretari Blinken deklaroi se për cdo ditë, në gjithë botën, Rusia dhe Kina thonë gënjeshtra dhe manipulojnë me informacionet. Harxhojnë miliarda dollar për këtë. Unë jam në Mal të Zi, në Ballkanin Perëndimor, për shkak se ky është vendi ku dezinformatat kanë ndikim të dëmshëm që ka helmuar hapësirën informative për njerëzit e këtij rajoni. Rusia dëshiron që rajoni të kthehet në kohën e konflikteve, por tani kemi shumë shpresa. Kemi shumë mundësi paqeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, kurse kjo do të sjellë të ardhme më të mirë për rajonin. Por, kjo nuk do të funksionojë nëse nuk punojnë me sfidën e dezinformatave. Kjo do të thotë të punojmë institucionalisht përmes strukturave të menaxhimit, përmes shoqërisë civile. Do të punojmë me Qeverinë e Malit të Zi dhe duam të keni kujdes në atë që lexoni, të keni vëmendje për atë që dëgjoni. Nëse dicka ju shqetëson me siguri se është dizajnuar për ta bërë këtë. E dizajnuar si dezinformatë për ta ndarë shoqërinë. Për këtë shkak mësoni nga mësuesit tuaj, zhvilloni arsimin mediatik dhe në këtë mënyrë mund të mposhtet sfida e dezinformatave nga Rusia” – ka deklaruar nga Podgorica, diplomati amerikan, Xhejms Rubin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share