Alarme të reja për bomba në 16 shkolla në Shkup dhe një në Prilep

– Në adresat elektronike në 16 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot janë dërguar kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese.

Janë marrë masa për evakuim të sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste.

Gjatë ditëve të kaluara çdo ditë ka alarme të reja për bomba në shkolla.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se drejtorëve të shkollave u është dërguar letër për të vazhduar mësimin onllajn kur marrin kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share