Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe e rëndë ka ndodhur në një magazinë në rajonin e Lombardisë në Itali. Autoritetet kanë bërë të ditur se një italian është shtypur për vdekje nga rrotat e djathit parmixhano.
74-vjeçari, Giacomo Chiapparini humbi jetën pasi një raft u thye në një magazinë në Lombardi duke rrëzuar mijëra rrota djathi të cilat peshonin rreth 40 kilogramë secila. Shërbimet e emergjencës deklaruan se u deshën disa orë për të gjetur trupin e 74-vjeçarit.
Një banor tha për mediat italiane se rrëzimi i rrotave të djathit në magazinë ishte aq i fuqishëm saqë u duk sikur ra një bubullimë.
Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që është shumë i kërkuar në Itali. Dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë magazinë është vlerësuar në 7 milionë €./tvklan.al