OBSh-ja kërkon që të sëmurët kronik të lejohen të dalin nga Gaza për trajtim

OBSH-ja po bën presion që më të rrezikuarit në mesin e të sëmurëve kronikë të lejohen të dalin nga Gaza për trajtim. Vende të tjera kanë ofruar të marrin pacientë, duke përfshirë Egjiptin, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Para luftës, rreth 20 mijë pacientë në vit kërkuan leje nga Izraeli për t’u larguar nga Rripi i Gazës për kujdes shëndetësor, shumë prej tyre kërkonin udhëtime të përsëritura përtej kufirit. Pothuajse një e treta janë fëmijë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli miratoi rreth 63 për qind të këtyre kërkesave për dalje mjekësore në vitin 2022, sipas OBSH-së, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në luftërat e mëparshme, kalimi mbyllej për një ose dy ditë, por më pas pacientët mund të ktheheshin. Kjo është hera e parë që ka një ndalim të tillë gjithëpërfshirës të lëvizjes dhe pacientët e Gazës nuk mund të dalin jashtë”, tha Osama Qadoumi, mbikëqyrësi në spitalin Makassed.

“Sa më gjatë të presim, aq më keq do të përkeqësohen disa pacientë. Shumë njerëz do të vdesin thjesht sepse nuk kanë qasje në trajtim”, shtoi ai më tutje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share