Rrjetet sociale toksike për fëmijët

Djemtë e vajzat në moshë shkollore janë të mbingarkuar dhe kanë krijuar varësi ndaj tyre

Shëndeti mendor i adoleshentëve është në rrezik nga rrjetet sociale, përmbajtja e tyre, mesazhet që përcjellin, por dhe urrejtja dhe sulmet personale. Djemtë e vajzat ne moshë shkollore janë të mbingarkuar dhe kanë krijuar varësi ndaj tyre dhe sipas statistikave të fundit rezulton se provokojnë ankth social, gjë që sjell ulje të autostimës, depresion, lindjen e problemeve alimentare, dhe duke u kthyer ne rrezik për shëndetin mendor të 50 % të kësaj grumposhe.

Koha që konsumohet në rrjetet sociale është gjithnjë në rritje, përmbajtja e tyre përcjell negativitet, me modele të bukurisë joreale, me pasoja të mëdha për fëmijët 10-17 vjeç. Gjuha e përdorur është një tjetër faktor dëmtues, duke qenë se rrjetet sociale bëhen vector i përcjelljes se toksicitetit malinj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas organizatave ndërkombëtare, duhet një reagim i madh nga shoqëria për të mbrojtur shëndetin psikologjik e fizik të fëmijëve, përveç kërkesave të vazhdueshme që rrjetet sociale të rregullohen me ligj, që të arrihet të minimizohet impakti negativ.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share