Inteligjenca artificiale hyn edhe në modë, krijohet copa që ndryshon ngjyrë

Mendoni një botë ku mjafton një gjest i thjeshtë me duar dhe mund të ndryshoni ngjyrën e veshjeve në çfarëdo që ju pëlqen.

Kjo është premisa e tekstileve inteligjente, një copë që ndryshon ngjyrë e krijuar nga një ekip kërkimor në Hong Kong përdor edhe një kamera shumë të vogël të kombinuar me inteligjencën artificale.

Risia teknologjike e pati debutimin në Javën e Modës në Milano në muajin Shkurt ku modelet kaluan në pasarelën e errët ndërsa veshjet e tyre shndrinin nga e kaltër në portokalli, të gjelbër dhe lejla.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kamera e integruar përdor algoritmet e inteligjencës artificiale për të gjeneruar ngjyra të ndryshme. copa inteligjente kontrollohet përmes gjesteve të duarve dhe trupit, pajisjeve celulare apo edhe në largësi (remote).

Për shembull, shenja ‘OK’ shfaq ngjyrën e gjelbër ndërsa një zemër rozën. Opsioni më i ri i lejon personat që e veshin të zgjedhin ngjyra nga fotot në celular dhe të projektohen në copë.

Përveçse në modë, kjo teknologji mund të përdoret për rehabilitimin e njerëzve që vuajnë nga demenca ose kanë vështirësi me të mësuarit. Një tjetër ndikim pozitiv mund të jetë reduktimi i ndotjeve sepse veshjet me këtë material mund të modifikohen dhe të ulet konsumimi i artikujve “fast-fashion”.

AidLab shpreson që një ditë teknologjia të komercializohet. Aktualisht përdoret në instalacionet e qendrave tregtare apo lokacioneve të tjera në Hong Kong./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share