Rreth 1,300 njerëz janë evakuuar nga ndërtesat dhe zyrat në qendër të Londrës pasditen e sotme pasi është konstatuar rrjedhje gazi.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Rrjedhja ndodhi pranë stacionit të Rrugës Fenchurch.
“Përafërsisht 1,300 njerëz janë zhvendosur për shkak të një rrjeti të prishur të gazit në kryqëzimin Seething Lane të Crutched Friars. Stacioni i Rrugës Fenchurch nuk është prekur. Shmangni zonën nëse është e mundur”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në përditësimin e fundit./tvklan.al