Qeveria s`ka arsyetime që mësimdhënësit nisin vitin shkollor pa rritje të pagave, të nënçmuar dhe të lënë pasdore – deklaroi lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë protestës së organizuar nga kjo parti për rritjen e pagave për punonjësit në arsim.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të kuptojë se pa rritje të rregullt të pagave, në kushte kur rriten çmimet, do të bjerë standardi ekonomik I qytetarëve.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Askush nuk beson se s`ka para për rritje të pagave të mësimdhënësve për 12%. Shohim se ka para për katër ministry të reja dhe një armate të tërë të punësimeve partiake, ka para për Luskin me bileta të shtrenjta avioni, ka para për sajimin e vendeve të reja drejtorësh në dogana e të ngjashme. Buxheti ka para, por pagat nuk janë prioritet. Nëse kishte mjete në kohën e LSDM-së, gjatë krizave më të ëmdha botërore, përse nuk ka para këtë shtator për pagat e mësimdhënësve”
Obligimi ligjor duhet të respektohet. Përgjegjiësia e qeverisë është të rriten pagat në shtator për 12% – thanë mësimdhënës gjatë protesës para Ministrisë së Arsimit duke dërguar mesazhin se punonjësit në arsim meritojnë rritjen.
ROZALIJA ANGELOVSKA – MËSIMDHËNËSE
“Mësuesit duan të vlerësohen moralisht dhe materialisht, të punojnë në shkolla bashkëkohore, pa dënime dhe terror, me paga më të larta dhe kushte më të mira të punës. Duan të kyçen në përgatitjet e të gjitha proceseve reformuese. Nëse mundej 7 vite, për cdo vit të rriten pagat e mësuesit, tani s`ka arsyetime që të mos rriten”
Gjatë protestës u tha se rreth 700 asistentë që janë shpërndarë nëpër shkollat fillore e që punojnë me fëmijët me pengesa në zhvillim, janë njoftuar se se do të çlajmërohen dhe të paraqiten në Entin për Punësim. U kërkua që të tërhiqet vendimi dhe asistentët të kthehen në punë. /tvklan.mk