Pendravoski dekoron me Dekoratën “8 Shtatori” katër sportistë të Maqedonisë së Veriut

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, presidenti Stevo Penbdarovski nderoi me Dekoratën “8 Shtatori” sportistët Shaban Trstena, Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovksi dhe Dejan Georgievski.

Ndër heronjtë e rrallë të pavarësisë së Maqedonisë janë sportistët që me sukseset e tyre na lidhën edhe kur jemi thellësisht të ndarë, theksoi Pendarovski.

Do të filloj me njeriun i cili në 1992 na e solli medaljen e parë në pavarësi kampioni i jonë paraolimpik Branimir Jovanovski, i cili nga Barcelona na e solli medaljen e arit në disiplinën e pistoletës ajrore, tha Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu  Olivera Nakovska Bikova do të dekorohet me këtë çmim për atë se njihet si kampione e shumëfishtë në Maqedoni në disiplinën e pistoletës ajrore. Në këtë disiplinë, ajo fitoi medaljen e artë në Lojrat Paraolimpike Verore në Londër.

Ndërsa Shaban Trstena dekorohet me çmimin 8 shtatori për atë se në vitin  1984 në Los Angeles në moshën 19 vjeçare u bë mundësi më i ri që ka fituar medalje të arit në Lojërat Olimpike, I cili më pas 4 viteve ne Seul fitoi medalje të argjendtë.

Ndërsa Dejan Georgievski mer këtë çmim për rezultatin e arritur vitin e kaluar në lojrat olimpike ku fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e takevondos.

Këta sportistë vijnë nga një vend I vogël dhe për fat të keq me të ardhura shumë të paktë në sport, mirëpo ato nuk I ka ulur ajo që të punojnë për sportin dhe për atdheun tonë të përbashkët deklaroi Pendarovski./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share