Rritet presioni diplomatik për një armëpushim në Sudan

Presioni diplomatik po rritet për t’i dhënë fund luftimeve në Sudan, të cilat kanë lënë më shumë se 300 të vdekur javën e fundit. Hartum u trondit nga bombardime të rënda në orët e para të së premtes dhe grupi paraushtarak i Sudanit akuzoi ushtrinë për organizimin e një sulmi gjithëpërfshirës në kryeqytet. Grupi paraushtarak i Sudanit, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka njoftuar se do të fillojë së shpejti një armëpushim, pavarësisht nga luftimet e vazhdueshme të ashpra me ushtrinë.

Në një deklaratë Forcat e Mbështetjes së Shpejtë shprehen se do të respektojnë një armëpushim 72 orësh, i cili do të hynte në fuqi që nga kjo e premte që shënon fillimin e festës myslimane të Fiter Bajramit.

OKB-ja ka paralajmëruar se 20,000 njerëz kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar nga Sudani mes luftimeve të ashpra atje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë që të bashkohen me një armëpushim të paktën deri të dielën.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka ndërprerë përkohësisht të gjitha operacionet në zonat e goditura nga uria në Sudan për shkak të luftimeve. Ky është grushti i parë ushtarak që kur dy gjeneralët bashkuan forcat për të rrëzuar autokratin islamik veteran Omar Hassanal-Bashir në vitin 2019. Dy gjeneralët nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të kalojë drejt sundimit civil.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share