Rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,44% në raport me
vendimin e datës 3.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,028 %, te nafta ka ulje për 0,871 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,611 % dhe te mazuti ulja është për 0,147% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,250%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V), të Mazutit M-1 SU dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 5.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 92,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.11.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share