Valë e lagësht me reshje shiu dhe bore po vjen në Maqedoni – Meteoqendra me parashikim të detajuar të motit

Stabilizim të përkohshëm i motit do të ketë nesër dhe të shtunën deri në fund të ditës.

Nga mbrëmja e së shtunës do të nisë valë e re e lagësht me reshje kryesisht shiu, vetëm në malet e larta me borë, ndërsa herë pas here reshje më të dendura do të ketë natën drejt së dielës dhe të dielën, njofton Klan M. Ditën e hënë do të jetë më I ftohtë, me kushte për reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në male dhe diku në vendet më të larta do të bjerë borë e dobët.

Parashikimi për 06.01.2024
Temperatura minimale: 0°C deri 6°C
Temperatura maksimale: 10°C deri 15°C

Pjesërisht me vranësira, në lugina të veçanta me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë e dobët deri mesatare dhe herë pas here përgjatë maleve me erë të fortë jugore. Natën e së dielës në malet në veriperëndim do të fillojnë të bie borë.

Parashikimi për 07.01.2024
Temperatura minimale: 3°C deri 8°C
Temperatura maksimale: 8°C deri 14°C

Kryesisht vranësira me reshje shiu, në male në veriperëndim me reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore.

Parashikimi për 08.01.2024
Temperatura minimale: -2°C deri 3°C
Temperatura maksimale: 6°C deri 12°C

Kryesisht i vranët me kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, në male me borë të dobët, ndërsa në vendet më të larta do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë, e cila do të ndryshojë nga mesi i ditës në veri me intensitet mesatar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share