34 persona kanë humbur jetën ndërsa dëmet janë të mëdha. Japonia goditet nga një tjetër tajfun brenda pak javësh
Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Pekin ka arritur në 34 ndërsa mbi 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Edhe pse situata është më e qetë nga përmbytjet në harkun kohor të 40 orëve autoritetet regjistruan 744.8 mililitra shi afër mesatares së reshjeve për të gjithë muajin korrik, më e larta që nga viti 1891 .
Autoritetet dërguan mijëra personel emergjence në Zhuozhou, një qytet rreth 60 km në jugperëndim të Pekinit, ndërsa tajfuni vijonë të godasi zonat përreth kryeqytetit. Rreth një milion njerëz janë evakuuar në kryeqytet dhe provincën fqinje Hebei, ndërsa alarmi i kuq është hequr në disa zona.
Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar qeveritë lokale që të bëjnë gjithçka për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të minimizuar humbjet e jetës dhe dëmet. Më shumë se 300 njerëz vdiqën në vitin 2021 kur përmbytjet goditën qytetin e Zhengzhou dhe provincën përreth Henan në Kinë.
Ndërkaq një tajfun me erëra deri në 200 km/h ka goditur Japoninë jugore, duke nxitur evakuuime masive dhe ndërprerje energjie elektrike në një të tretën e shtëpive në ishujt Okinawa.
Khanun pason dy tajfunë të tjerë, Talim e cila gjithashtu përmbyti Filipinet dhe Tajvanin, duke vrarë më shumë se 30 njerëz, në javët e fundit. Rreth 20,000 njerëz janë nën paralajmërim dhe rreth 900 fluturime janë anuluar në aeroportin Naha të Okinawas. Stuhia ka shkatërruar gjithashtu infrastrukturën, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe bizneseve.
Stuhi të tilla të forta janë të rralla në këtë kohë të vitit në Japoni. Ekspertët thonë se ngjarjet ekstreme të motit si ky do të bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.
Klan News