Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,35 % në raport me vendimin e datës 16.9.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,499 den/kg dhe tani do të jetë 41,827 den/kg.

Nga data 24.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,827 (denarë/kilogram).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share