Një vend i akuzuar për krime lufte tani është në krye të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për ta besuar ose jo, Rusia tani ka radhën që ta marrë president e kësaj trupe të fuqishme, që është e ngarkuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, raporton CNN.
Është Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, që këtë lëvizje e ka quajtur “rrena më e madhe në botë për 1 prill”, transmeton KlanKosova.tv.
“Një vend që në mënyrë sistematike shkel të gjitha rregullat fondamentale të sigurisë ndërkombëtare, po vendoset një krye të një trupe që mision ka sigurinë ndërkombëtare”, është shprehur Kuleba.
Presidenca e Këshillit të Sigurimit kalon nga një vend tek tjetri sipas radhës alfabetike.