Ndryshon ekip në aeroport, futbollisti nuk kalon kontrollet mjekësore në fundin e merkatos

Orët e fundit të merkatos janë gjithmonë interesante me lëvizje në disa raste të paparashikuara. Një situatë e tillë i ka ndodhur sulmuesit senegalez i Marseille, Bamba Dieng, i cili kishte arritur akordin me Leeds, por në aeroport mendoi ta refuzonte dhe të shkonte te Nice.

Ndryshimi i ekipit në fundin e merkatos i kushtoi, pasi nuk arriti të kalonte me sukses kontrollet mjekësore dhe ishte tepër vonë për të shkuar sërish te skuadra angleze.

22-vjeçari Dieng, i cili sezonin e kaluar shënoi 7 gola në Ligën Franceze mbeti te Marseille ku deri më tani nuk ka luajtur asnjë minutë në 5 javët e para.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dështimi i Bamba Dieng i hapi rrugën talentit të përfaqësuese së Italisë, Wilfried Gnonto. Sulmuesi 18-vjeçar kaloi nga Zurich te Leeds duke firmosur për 5 sezone.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share