Ronaldo është takuar me drejtuesit e Bayern-it

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich teksa planifikon një arratisje nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë me Piers Morgan të Daily Mail, Ronaldo pohoi se ndihet i tradhtuar sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga klubi.

Por Sportsmail ka marrë vesh se Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me përfaqësues të Bayernit javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mendes e promovoi Ronaldon te Bayern dhe një numër klubesh të tjera, duke përfshirë Chelsean, Sporting Lisbonën dhe Napolin gjatë verës në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar klientin e tij yll nga United, ndërsa gjithashtu ko kontaktuar edhe me Newcastle muajin e kaluar.

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se ata kishin konsideruar një lëvizje për Ronaldon, por duke shtuar se ai nuk përshtatej në ‘filozofinë’ e klubit.

Gjermanët gjithashtu hezituan të paguajnë pagën e lojtarit prej 500 mijë funte në javë, pasi i paguan Liverpoolit 35 milionë funte për Sadio Mane si zëvendësim për Robert Lewandowski. Sidoqoftë, Bayern e ka ringjallur interesin e tyre mes shqetësimeve për gjendjen fizike të Mane dhe pasigurinë për të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting.

Ronaldo është i dëshpëruar të luajë sërish në Ligën e Kampionëve pasi ka parë rivalin Lionel Messi afër 11 golave nga rekordi i tij prej 140. Në mënyrë intriguese, Bayern përballet me Messin dhe Paris Saint-Germain në 1/16 e Ligën e Kampionëve në muajin Shkurt.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly gjithashtu mund t’i ofrojë Ronaldos një rrugëdalje nga United në janar. Amerikani ka një marrëdhënie të ngushtë me Mendes dhe ishte i interesuar për Ronaldon gjatë verës, por ai u përball me rezistencën e menaxherit të atëhershëm të Chelseat, Thomas Tuchel.

Megjithatë, kuptohet se Graham Potter është po aq i pakënaqur nga perspektiva për të nënshkruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë në këtë fazë të karrierës së tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share