Edhe Interi i bashkohet garës për nënshkrimin e Mbappes

Interi është një nga pesë klubet që janë duke u interesuar seriozisht për transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Ylli 24-vjeçar tashmë e ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1, duke synuar të largohet nga klubi si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

PSG-ja nuk e ka ndërmend ta lërë Mbappen të largohet falas dhe e ka hequr atë nga skuadra për të detyruar një marrëveshje këtë verë, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skuadra saudite Al-Hilal thuhet se ka propozuar një ofertë prej 300 milionë euro për 24-vjeçarin, por ende nuk kanë qenë në kontakt me agjentët e tij.

Siç raportohet nga Sky Sports, PSG-ja është e hapur për të dëgjuar gjitha ofertat për Mbappen këtë verë dhe Interi është një nga pesë klubet e interesuara për nënshkrimin e tij, së bashku me Barcelonën, Tottenhamin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share