Roma-Sevilla është finalja e Ligës së Europës për sezonin 2022/2023. Sfida do të luhet në Budapest më 31 Maj. Sevija mundi Juventusin 2-1 në kohën shtesë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ashtu si sfida në Torino. Për bardhezinjtë shënoi Vlahoviç, e për vendasit Suso. Andaluzianët kaluan në avantazh në nisje të kohës shtesë me Lamelan.
Torinezët nuk ia dolën të shënonin, ndaj Sevijas që siguron një tjetër finale në Ligën e Europës, kompeticionin ku është ekipi më i titulluar.
Roma mundi Bajer Leverkusen 1-0 me rezultatin e përgjithshëm. Sfida e kthimit në Gjermani përfundoi pa gola, me verdhekuqtë të pakalueshëm në prapavijë. Leverkusen sulmoi nga minuta e parë tek e fundit, por lojtarët u treguan të pasaktë në finalizim. Për Romën kjo është finalja e katërt europiane në histori.
Klan News