Roma nuk i ndahet Xhakes, në garë edhe gjiganti tjetër italian

Dy skuadrat kryesore italiane, Juventus dhe Roma thuhet se janë duke përcjellë seriozisht formën nëpër të cilën po kalon Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion dhe natyrisht edhe lideri i londinezëve. 30-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Sipas mediumit italian SportMediaset që ka raportuar se Juventus dhe Roma janë duke përcjellë Xhakën dhe mund të dalin me oferta në drejtim të Arsenalit në janar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fakt dy klubet italiane edhe në verë u interesuan për Xhakën me Jose Mourinhon që këmbënguli për transferimin e prishtinasit, por hasi në rezistencë të fortë nga “Topçinjtë”.

Vështirë se Arsenali do të pranonte largimin e mesfushorit qendror, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë të re Granitit.

Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024, derisa drejtuesit e klubit synojnë që t’ia vazhdojnë atij deri në verën e vitit 2026 ku do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share