RMV– Serbi: Përfitimet nga “Ballkani i Hapur” të fliten në negociatat me BE-në

Memorandum bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq porositi sot se, qytetarët do të kenë përfitime konkrete ekonomike nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe ato duhet të fliten më tej edhe në negociatat me BE-në, njofton KlanM.

Mariçiq gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Eurointegrimeve të Serbisë, Tanja Mishçeviq, sic percjell KlanM, theksoi se, do të vazhdojnë me plotësimin e detyrave dhe obligimeve nga kjo nismë, të cilat sipas tij, do të sigurojnë ardhmëri të sigurt, prosperuese dhe evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Praktikisht na dëshmoi se si është të funksionosh në BE, si është të flasim për projekte infrastrukturore, për këmbim tregtar, lëvizje të qytetarëve tanë, për përforcim të ekonomisë dhe për krijimin e një mjedisi stabil dhe të volitshëm për investime”, tha Bojan Mariçiq.

Edhe ministrja serbe tha se, po punohet në përfshirje sa më të madhe të tregut të përbashkët të BE-së përmes konceptit Ballkani i Hapur.

“Njëra nga çështjet që mund të flitet është se si të shfrytëzohen marrëveshjet tona për stabilizim dhe asocim që të përmirësojmë atë segment, sepse pajtohem në tërësi se përfitimi më i madh i procesit duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë ne si qytetarë”, tha Tanja Mishqeviç.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia në Shkup nënshkruan një memorandum bashkëpunimin në fushën e integrimeve evropiane. Mariçiq dhe Mishçeviq, sic njofton KlanM, theksuan se duhet të shfrytëzohet momenti dhe mbështetja nga Brukseli, për t’i dhënë dinamikë të re negociatave me BE-në. Ata shtuan se, qeveritë e dy vendeve kanë për detyrë t’i afrojnë qytetarët më shumë drejtë vlerave të BE-së por, edhe për t’i bërë të dukshme përfitimet që do t’i kenë nga ai proces./KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share