Abazi formon lëndë për ”bombat” e Boki 13

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka formuar lëndë pas njoftimit të Bojan Jovanovskit I cili gjendet në burg.

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, sic njofton KlanM, kishte kërkuar takim me Shefin e kësaj prokurorie, Islam Abazi, për të dorëzuar kallëzime penale dhe materiale apo të ashtuquajtura “bomba”, të cilët, sic ka thënë, dëshmojnë për korrupsion të lartë dhe krime.

Boki 13 fillimisht kishte dorëzuar shkresën në Prokurori, kurse më pas avokatët e tij shkresën e publikuan në opinion. Në të, sic njofton KlanM, Jovanovski potencon se ka materiale në formë të bisedave të xhiruara, transkripte, mesazhe, video dhe fotografi, për veprime kriminale të personaliteteve nga struktura të larta të shtetit nga politika, gjyqësori e biznesi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Boki 13 vuan dënimin prej 9 viteve në Burgun e Idrizovës për rastin “Zhvatja”, kurse me 9 vite tjera është dënuar në shkallën e parë për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” për larje parash dhe vepra që ndërlidhen me mashtrime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share